Në qarkun e Durrësit janë numëruar 116 nga 493 kuti votimi sa i përket votave preferenciale ku PS-ja do të fusë tre deputetë nga lista e hapur dhe demokratët vetëm një.

Sipas të dhënave zyrtare deputeti Arkend Balla rezulton deputeti më i votuar i listës së hapur teksa ka marrë deri tani 4181 vota. Gjithashtu fitues janë edhe Ilir Ndraxhi dhe Ani Dyrmishi, ndërkohë që deri tani jashtë është deputeti Alban Xhelili.

Sa i përket listës së hapur të Partisë Demokratike, deri tani më i votuari është ish prokurori i përjashtuar nga Vettingu, Arjan Ndoja i cili ka marrë 2137 vota, ndërsa në vend të dytë, por që mbetet jashtë Kuvendit, renditet Sandër Dika me 1686 vota.

Lista e hapur e PS

1          Arkend Balla   4940 vota

2          Ani Dyrmishi   3296 vota

3          Ilir Ndraxhi      3050 vota

Lista e hapur e PD

1          Arian Ndoja  2137 vota

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta