
Një 37-vjeçar ka rënë në pranga, pasi plagosi veten me armë zjarri pa leje.
Ai deklaroi në spital, se ishte dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës, ndërkohë që ishte vetëplagosur me armën e zjarrit që e mbante pa leje.
Gjithashtu, në pranga vëllai dhe shoku i tij, pasi fshehën automjetin ku dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht, 37-vjeçari.
“Pas njoftimit të spitalit të Lushnjës, se një shtetas i dëmtuar në këmbë, kishte shkuar për të marrë mjekim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën hetimet dhe si rezultat i tyre, zbardhën rrethanat e rastit. Në përfundim të veprimeve hetimore u vunë në pranga, shtetasi i dëmtuar, A. M., 37 vjeç, si dhe vëllai i tij, shtetasi I. M., 33 vjeç, dhe shoku i tij, shtetasi F. V., 40 vjeç.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në automjet, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka deklaruar në spital, se është dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. 2 shtetasit e tjerë u arrestuan sepse dyshohet se kanë fshehur automjetin ku u vetëplagos shtetasi A. M., si dhe kanë mbështetur deklaratën e rreme të tij”, njofton policia.
Gjatë kontrollit në automjetin e gjetur nga Policia, u gjetën dhe sekuestruan 2 fishekë dhe 1 predhë armësh zjarri.
Në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, po punohet për të dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Top Channel