
Me një histori të një “miku” të tij “mbipeshë”, Donald Trump justifikoi nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv për të ulur çmimet e produkteve farmaceutike me recetë nga 30% në 80%.
“Një mik i imi, i cili është biznesmen – një djalë shumë i mirë, shumica prej jush do të keni dëgjuar për të – një shkencëtar neurotik, i shkëlqyer, shumë obez që merr ilaçin (dozën e yndyrës), më telefonoi dhe tha, “Z. President, a mund t’ju pyes diçka? Jam në Londër dhe kam paguar për këtë ilaç që po marr 88 dollarë dhe në Nju Jork pagova 1,300 dollarë. Çfarë dreqin po ndodh?”, e filloi historinë e tij presidenti amerikan.
“Pastaj më tha, ‘E kontrollova dhe është e njëjta pako nga e njëjta fabrikë nga e njëjta kompani. Është e njëjta pilulë që bleva në Nju Jork dhe në Londër pagova 88 dollarë për të, ndërsa në SHBA pagova 1,300 dollarë për të.'” Dhe ai është një biznesmen i madh, por nuk është në dijeni të kësaj situate të çmendur me të cilën po përballemi. “Por ai u habit,” përfundoi Trump.
Shumë vlerësuan se presidenti amerikan ndoshta po i referohej Elon Musk, i cili ka thënë publikisht se merr Mounjaro-n, ndërsa i është referuar vetes edhe si “Babagjyshi Ozempic”. Megjithatë, New York Post vlerësoi se referenca për Londrën dhe Nju Jorkun nuk “tregon” për Musk.
“Ata e kanë justifikuar këtë situatë për vite me radhë. Ata thonë ‘është çështje kërkimi dhe zhvillimi’. “Unë them, ‘Në rregull, kërkimi dhe zhvillimi, vendet e tjera duhet të paguajnë për të’”, tha gjithashtu Trump.
Top Channel