
Shpallja e pavlefshme e disa prej fletëve të votimit të Partisë Mundësia ka shkaktuar tension në KAZAZ 40 në Tiranë.
Pasi kjo është kundërshtuar nga vëzhguesit e “Mundësisë”, kryetarja e KZAZ ka kërkuar praninë e Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Më pas policia ka nxjerrë jashtë vëzhguesit dhe mediat, duke lënë vetëm numëruesit.
Policia shprehet se KZAZ ka dhënë një vendim dhe duhet të zbatohet.
KQZ po dërgon përfaqësuesit e saj në KZAZ 40 pas incidentit, ndërsa Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj janë brenda. Procesi i numërimit është ndërprerë.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se numëruesit thanë se fletët e shpallura të pavlefshme kishin ngjyrë ndryshe nga fletët e tjera.
Ai e ka kundërshtuar nxjerrjen jashtë të vëzhguesve.
Shehaj: Me jep fletët. Nuk janë të tuat, janë të qytetarëve, hajt tani jepi. Mendon se po kërcënon, nxirr votat e partisë Mundësia, pse duhet të vijnë kandidatët.
KZAZ: Faleminderit për edukatën.
Shehaj: Ata kanë futur duart me ne këtu, jo më të dalim ne jashtë.
Top Channel