
13/05 21:00
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të bustit të Skënderbeut që ndodhet në qendër të Tiranës, teksa i është drejtuar atij me disa fjalë.
Në një postim në Facebook, kryeministri Rama, përmend samitin që do të mbahet të premten në Tiranë.
“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës❤️⭐️🖤”, shkruan Rama.
Top Channel