
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit për zgjedhjet e 11 majit, Gazment Bardhi, pas një ‘mungese’ përgjatë këtyre ditëve, është ‘shfaqur’ me një reagim në rrjetet sociale.
Ndërsa PS mori 12 mandate, ndërsa PD vetëm 4, Bardhi shkruan se zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën që të shprehnin vullnetin real të qytetarëve. Ai shton se do të qëndrojnë së bashku “të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë”.
Postimi i Gazment Bardhit:
Një falenderim zemre
Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!
Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!
Top Channel