Numërohen 464/493 kuti në Durrës! PS vijon kryesimin, socialistët mbrojnë mandatin e 8-të, PD merr 6
13/05/2025 14:20
Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 464 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.
Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.
PS numëron 67399 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 51113 vota.
Top Channel