Numërohen 396/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 3, PSD 2
13/05/2025 06:06
Në Shkodër janë numëruar 396 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 2469 votash ndaj PS-së.
Deri më tani, PD është në epërsi me 36446 vota, ndërsa PS është me 33977 vota.
Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 3 mandate, PD 5.
Ashtu siç ka ndodhur katër vite më parë, në këtë qark forcë e tretë është PSD-ja e cila nxjerr dy deputetë.
Top Channel