Qarku i Shkodrës ka nisur tashmë numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.

Deri më tani votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.

Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet.

Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 34 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet demokrati i listës së hapur Ludovik Hasani, duke lënë jashtë ish-kryetarin e bashkisë Shkodër Bardh Spahia.

PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini, i cili në këtë listë në mesin e socialistëve rezulton më i votuari, me 1291 vota deri tani.

PD 1 mandat nga lista e hapur:

1              Lodovik Hasani  1837 vota

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta