
30/05 12:33
Ka ardhur reagimi i parë i presidentit amerikan, Donald Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes për armët mes SHBA-së dhe Arabisë Sudite.
Trump e quajti Arabinë Saudite një vend e shkëlqyer, si dhe popullin e tyre. Po ashtu nuk ka harruar të falënderojë Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, si dhe të quajnë një njeri të jashtëzakonshëm.
“Dy vendet tona mike kanë marrëdhënie të thella ekonomike dhe sot u takuam për të thelluar këtë partneritet. Investimet e përbashkëta ishin një nga shtyllat më të rëndësishme të marrëdhënies sonë ekonomike“, u shpreh Princi i Kurorës.
Marrëveshja mes dy vendeve ka një vlerë prej 142 miliardë dollarësh.
Top Channel