Ka nisur numërimi për kandidatët e listës së hapur për qarkun e Vlorës, teksa nga 449 kuti në total, janë numëruar deri tani 124 të tilla.

Votimet e 11 majit i kanë siguruara Partisë Socialiste 8 mandate në këtë qark, ndërsa PD ka marrë 4 mandate, duke siguruar futjen në Kuvend të katër deputetëve demokratë në listë të mbyllur.

Në listën e hapur sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri më tani PS ka siguruar katër ulëse në Kuvend për deputetë.

Kështu në Parlamentin e ri do të jenë deputetë nga lista e hapur socialistët Vasil Llajo, Ardit Bido, Damian Gjiknuri dhe Vullnet Sinaj. Nga kjo listë preferenciale mbetet jashtë kandidatja që përfaqëson komunitetin rom, Ina Majko, të cilën kreu i PS Edi Rama ka thënë se do t’i japë një post si ministre në qeverinë e re.

Ndërkohë PD nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e ri për kandidatët në listën e hapur, duke lënë jashtë Petraq Gjikurinë, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Himarë, dhe humbi përballë Vangjel Tavos.

PS katër mandate nga lista e hapur: 

1 Vasil Llajo 3007
2 Ardit Bido 2852
3 Damian Gjiknuri 1869
4 Vullnet Sinaj 914

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta