Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes, një prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

13/05/2025 18:05

Një incident ka ndodhur gjatë një stërvitje në Skoci, ky tre ushtarë belgë janë plagosur.

Një prej tyre do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në Skoci, ndërsa dy ushtarët e tjerë, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, do të kthehen në Belgjikë.

Një numër ushtarësh të tjerë pësuan gjithashtu dëmtime të dëgjimit.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes tha se “Më 12 maj, gjatë stërvitjes Red Condor që u zhvillua në Skoci, tre ushtarë belgë u plagosën. Ata morën ndihmën e parë në vend dhe më pas u transferuan në një spital rajonal. Përveç kësaj, disa ushtarë të tjerë pësuan dëmtime më dëgjimin”.

Rreth 600 ushtarakë belgë ishin në Moray për stërvitjen Red Condor.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta