Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së
13/05/2025 22:36
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1269 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 20430 zarfe të diasporës nga 20430 nga 42384 gjithsej.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson 205569 me vota, duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 149772 votat e marra deri tani kanë 13 mandate.
Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë, teksa ka grumbulluar 21493 vota.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.
Top Channel