“Rekomandimet tona mbeten të pandryshuara”! Vëzhguesit e OSBE/ ODIHR: Qindra përfaqësues në terren, të gatshëm për bashkëpunim

12/05/2025 15:44

Vëzhguesit e OSBE/ ODIHR dhanë deklaratat e tyre në lidhje me një raport paraprak për zgjedhjet e 11 majit.

“Unë kam mbërritur këtu në fund të marsit, në 2 prill filluam formalisht vëzhgimin. Më pas erdhën 26 vëzhgues afatgjatë, në 13 zona vëzhguan procesin, misioni u zgjerua më pas 240 persona, 130 vëzhgues ishin nga asambletë parlamentare. Një mision i madh vëzhgimi ishte. Pas disa ndryshimeve të sistemit zgjedhor dhe votimit nga jashtë… rekomandimet e mëparshme tonat kanë mbetur të pandryshuara.

Ne jemi të gatshëm të zgjidhim çështjet e pazgjidhura. Përgatitjet për zgjedhje ishin të menaxhuara mirë, patëm një bashkëpunim me KQZ. Në ditën e zgjedhjeve pamë se kishte zgjedhës se nuk e dinin si të votonin në disa qendra, pamë trajnimin e komisionerëve i cili mund të ishte më efikas.

Vëzhguesit tanë afatgjatë panë disa aktivitete zgjedhore. Fushata ishte e qetë, por pati sulme të vazhdueshme mes palëve në rrjete sociale. SPAK ngriti një task-forcë për hetimin e krimeve zgjedhore, përfshi mundësia që prokurorët të bashkëpunojnë me autoritet lokale Ne patëm takime me ta“, u shpreh Lamberto Zannier.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta