Prej orësh po vijon numërimi i kutive të votimin edhe në Tiranë.

Nga 1282 kuti, janë numëruar 308 deri tani.

Deri tani PS ka grumbulluar 47389 vota, PD 34784 , Mundësia 4869 vota, PSD 3720 vota, Lëvizja Bashkë 2740 vota, Shqipëria Bëhet 3092 vota.

PS siguron 19 mandate, PD 14, Partia Mundësia siguroi 1 mandat, PSD 1 mandat, Shqipëria Bëhet një mandat dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

Nga përllogaritja e votave, rezulton se mandati i 14-të që PD-ja ka aktualisht, është shumë i dobët për tu mbajtur. Kjo për shkak se Partia Mundësia nëse merr 44 vota më shumë, i merr një mandat PD-së duke e zbritur atë në 12 mandate.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta