Numërohen 374/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 13 mijë vota
13/05/2025 01:12
Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 374 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.
Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.
PS numëron 54347 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 40889 vota.
Top Channel