Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri tani 305 kuti votimi nga 449 që janë gjithsej.

Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar me mbi 17 mijë vota më shumë.

E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët katër mandate.

Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, të cilit i duhen rreth 400 vota për të marrë një mandat dhe atë ia merr Partisë Socialiste.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta