Mbyllet numërimi në Shijak, shpërthen festa te kampi rozë! PS fiton me mbi 2 mijë vota
12/05/2025 19:35
Mbyllet numërimi në Shijak, duke shpallur triumfues kampin rozë.
Partia Socialiste ka marrë rreth 2 mijë vota më shumë se Partia Demokratike. Menjëherë pas numërimit të votës së fundit, socialistët kanë shpërthyer në festë.
PS ka marrë 7118 vota, ndërsa PD ka marrë 5266 vota, ndërkohë Mundësia ka marrë 229 vota, ndërsa
Nisma Shqipëria Bëhet mori 185.
Top Channel