
Udhëheqësi i PD në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxhaj dha një prononcim për gazetarin e Top Channel, Bekim Lekica.
Qarku i Kukësit u fitua nga Partia Demokratike, ku më konkretisht PD ka siguruar 2 mandate nga ky qark, ndërkohë PS vetëm 1.
“Qarku i Kukësit vijon të mbetet qarku blu në 2021, 2015 dhe më tej, ia kemi dalë falë fushatës, me një program për qytetarët. Ndihem i privilegjuar që edhe në zgjedhjet e 2025 duke falënderuar çdo banor të Kukësit, Hasit, Tropojës që votuan për PD. Është përgjegjësia imja, deputetëve, duke u angazhuar në mirënjohje të përjetshme për t’u angazhuar ndaj problemeve të tyre.
Ruajtja e mandatave shkon në tehun e humbjes së mandateve, ne nuk kemi ruajtur mandate, kemi vijuar të jemi mazhornacë për PD. Është herët të bëj një analizë të tillë, duhet të presim votat e diasporës. Mos harrojmë që në 4 vite, vota s’ka qenë ajo që ishte në 2021, pasi shumë janë larguar nga vendi.
Mendoj se kemi arritur një rezultat që është fryt i punës dhe nevojave për ndryshim.
Edhe në Kukës kemi pasur probleme të jashtëzakonshme, që ju pyesni pse është tkurrur vota. Mendoj se o jetë analizë që do bëhet në ditët në vijim. Shqipëria s’është një vend demokratik që qytetari shkon buzagaz voton i lirë. E shoh nga programi që ne kemi bërë.”, tha ai.
Top Channel