“Ishim përgatitur për kushte normale”, Xhelal Mziu dorëzohet: I paarritshëm mandati i 3-të
12/05/2025 16:44
Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu tha për mikrofonin e Top Channel se partia që ai përfaqëson nuk do të arrijë të kapë mandatin e tretë.
Xhelal Mziu: Ne kemi qenë të përgatitur për rezultatin që do të merrnin, por flas për kushte normale, jemi përplasur me makina të pafundme në lagje, po rrezikohet vota e qytetarëve. Tentojmë për të kapur 3, por më duket i paarritshëm.
Deri më tani në qarkun Dibër kryeson PS me 3 mandate, kurse PD ka arritur të sigurojë 2.
Top Channel