Numërohen 931/1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate! Ja sa vota i duhen Shehajt për ti marrë një mandat PD-së
13/05/2025 01:14
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 931 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 8599 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me rreth 40 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 105721 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, por rrezikojnë të humbasin një mandat në favor të partisë Mundësia.
Partisë së Agron Shehajt i duhen 181 vota në kutitë e mbetura për të marrë mandatin e dytë në Tiranë.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.
Top Channel