Analisti Arjan Curri gjatë maratonës zgjedhore në Top Channel ka pyetur kandidatin demokrat të Tiranës për Gaz Bardhin.

Andi Mustafaj ka pasur një përplasje me analistin, teksa ky i fundit ka kritikuar largimin e Gazment Bardhit nga fokusi i zgjedhjeve.

Arjan Curri: Keni informacion për vendndodhjen e Gazment Bardhit, se jemi të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij? Jemi të shqetësuar se është zhdukur, nuk po e gjen dot njeri.

Andi Mustafaj: Unë jam i deleguar në fier, kështu që nuk e di.

Arjan Curri: Unë jam i shqetësuar realisht.

Andi Mustafaj: Nuk kam informacione që ai ka probleme shëndetësore. Nuk e di.

Arjan Curri: Mendoj se mund ta kenë marrë peng, a është mirë a është lokalizuar.

Andi Mustafaj: Nuk ka rrezik ta kenë marrë peng.

Arjan Curri: Nga zyra dhe duke tërhequr numëruesit nuk fitohet. Duke lënë numërimin dhe të ikësh të shohësh ndeshjen… jeni kaq fresk.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta