“Bëja opozitë, të tjerët kanë fjetur gjumë”/ Sula zbulon prapaskenat e largimit nga PD: Thanë mos t’ia dëgjojmë emrin

12/05/2025 19:07

Dash Sula ka folur me tone të ashpra për largimin nga Partia Demokratike.

Ai u shpreh, gjatë maratonës zgjedhore të Top Channel, se ai u la jashtë listave edhe pse ka arritur të bëjë opozitë.

Sula shtoi se ia ka kërkuar Berishës për ta përfshire në lista, por nuk e ka marrë diçka të tillë nga kreu i demokratëve.

Dash Sula: Ka tre vjet kam bërë opozitë, të tjerët kanë fjetur gjumë. Disa prej tyre janë në lista të mbyllura. Unë kam kërkuar. Nuk mbahet burri ose gruaja me zor. Mos ia dëgjoj më emrin e Dash Sulës, këtë ka thënë. Nuk është urrejtje është e vërtetë.

Andi Mustafaj: Dashi me të drejtë i përmendi,. Do të nisë edhe unë listën tani. Mund t’i ikë ambicia personale, në një moment… Unë të PS si kam përmendur emrat gjatë këtij emisioni,. Unë kam folur për fenomene dhe gjëra që janë problematike. Ju thoni që e kemi zhgënjyer por koha do të tregojë të vetën.

Dash Sula: Ata nuk më thirrën, nuk më konsideruan fare. Të gjithë i thirri mua jo. Është thënë aty brenda, mos t’ia dëgjojmë emrin. Ia kam kërkuar Berishës një javë rresht, përpara se të vendoseshin listat. Kërkesa e parë ka qenë me 7 mars, kërkova të takoja Berishën.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta