Eno Bozdo, drejtues i qarkut Berat i PD, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Top Channel në këtë maratonë me Grida Dumën, foli për situatën e deritanishme për rezultatet e procesit të numërimit.

I pyetur nga studio nëse PD duhet të kthejë gishtin nga vetja për të bërë një analizë të rezultatit, ai tha se PD në Berat i takojnë tre mandate, por se sipas tij janë shtrembëruar vota, por shtoi se ka vend për reflektim.

“Në mënyrë ciklike ne i kthehemi cilësisë së zgjedhjeve, kësaj radhe nuk besoj se është problem i opozitës, kështu e thonë dhe specialistët e raporteve të OSBE/ODIHR.

Sa për cilësinë e listët, ajo e Beratit konsiderohet një nga listat më të mira të PD. Cilësia e fushatës nga kandidatët ka lënë gjurmë. PD i takojnë tre mandate në Berat nëse nuk do shtrembërohej vota në këtë mënyrë që është shtrembëruar.

Besoj se gjithmonë ka vend për reflektim dhe duhet të diskutojmë sesi duhet të përballemi me këtë që ne e quajmë një regjim, dhe është një regjim. 35% të demokratëve t’i frymëzojmë për qëndrimin e tyre dhe këtë ua kemi borxh”, tha ai.

Deri tani qarku i Beratit i ndan mandatet 5 për PS dhe 2 për PD.

 

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta