Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka treguar arsyet pse u la jashtë listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare.

Ai u shpreh se kishte një kusht të vetëm, për të hequr kryetarin e PD-së në Peqin nga lista, pasi në atë vend do të ishin tre kandidatë në garë.

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i vetëm është që të jesh lëpirës. Unë lëpirës nuk bëhem dot. S’e kam bërë që në 2005-ën. Sa të jem nuk do i mashtroj demokratët, vetëm do i ndihmoj.

Jam i trishtuar, jam i acaruar, i shqetësuar, i xhindosur, i tmerruar nga çmenduria jonë. Rama atë detyrë ka, të fitojë zgjedhjen. Ku jemi ne?! Duhet ta shohim njëherë veten në pasqyrë.

Unë kërkova të jem në listë të hapur dhe aty nuk më vendosën. Për kokën e djalit. I thanë për emrin tim që ta fshinin. I kërkova vetëm një kusht, që kandidati në Peqin të ikte se ishim tre të djathtë aty. Në 2017 kur nuk kandiaova unë, Peqini përfundoi 2900 vota. Në 2021 kur kandidova, Peqini shkoi 9200 vota.

Kemi kërkuar vetëm një kusht. Të largohej kryetari i PD-së aty që u bë kandidat. Sepse s’do ishim tre veta aty me një tokë”, tha Sula.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta