Zgjedhjet në Shqipëri, rritet me 20% fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Kakavijës
11/05/2025 09:56
Në pikën kufitare të Kakavijës është shënuar një rritje e lëvizjeve.
Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 5.001 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.453 në hyrje dhe 1.548 në dalje, si dhe 1.774 mjete, përkatësisht 1.235 në hyrje dhe 539 në dalje.
Ky paraqet një ritëm pothuajse normal ditor, me një rritje të lehtë të fluksit prej rreth 20%.
Megjithatë, nuk pritet një fluks i lartë emigrantësh nga kufiri, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, çka mund t’i atribuohet edhe regjistrimit të rreth 8.500 emigrantëve për të dërguar votën me postë.
Top Channel