E moshuara në Fier, kërkon lëmoshë pranë qendrave të votimit: Kam nëntë fëmijë për të ushqyer

11/05/2025 16:34

Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve.

Nga Fieri, gazetarja Kristi Gongo raporton rastin e kërkimit të lëmoshëve te votuesit.

Duke përfituar nga fluksi i njerëzve në qendra votimi, disa gra rome ju drejtohen me shpresën e fitimit të parave.

Në intervistë për Top Channel një prej tyre tregon se ka 9 fëmijë për të ushqyer ndaj është e detyruar të lyp.

Edhe pse në këtë situatë, thotë se pasi të jetë e kënaqur me mbledhjen e parave do të shkojë të votojë!

Top Channel