Në Qarkun e Kukësit, procesi i shpërndarjes së bazës materiale për zgjedhjet ka nisur që në orën 15:00 në KZAZ 10, në Bashkinë Has.

Kryetari i kësaj KZAZ, Met Tobli, për Top Channel ka njoftuar se gjithçka po shkon sipas planit të shpërndarjes dhe komisionerët janë paraqitur në kohë. Ai shtoi se pritet që në orën 18:00 të shpërndahen të gjitha materialet zgjedhore dhe se komisionerët do të paraqiten pranë qendrave të votimit që në orën 06:00 të mëngjesit.

Në Bashkinë Has janë 28 qendra votimi (QV), me gjithsej 16,543 votues në listë. Më herët, KZAZ nr. 09 në Tropojë realizoi shpërndarjen e të gjithë bazës materiale për 38 QV, me 21,078 votues.

Në këtë kontekst, procesi i monitorimit po ndiqet nga një ekip i vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Në Qarkun e Kukësit, janë dislokuar tre ekipe të vëzhguesve afatshkurtër në Kukës, Has dhe Tropojë, me gjithsej 6 vëzhgues. Përveç tyre, janë gjithashtu 2 vëzhgues afatgjatë, duke e çuar në total numrin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR në Qarkun e Kukësit në 8.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta