
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro d’Italia që po organizohet në Shqipëri.
Nga burgu Veliaj shprehet se Tirana po shkëlqen sot në sytë e Europës, me garën e cila po ndiqet drejtpërdrejt nga 200 media, duke e shndërruar kryeqytetin në epiqendrën e sportit, por edhe të turizmit dhe mikpritjes.
Ai shkruan se është krenar për punën e bërë gjatë këtyre viteve.
“Shiko sa shumë po shkëlqen Tirana sot në sytë e Europës me super garën e Giro d’Italia, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe historike të çiklizmit, e cila po ndiqet drejtpërdrejtë nga mbi 200 media në mbarë botën, duke e shndërruar kryeqytetin e shqiptarëve në epiqendrën e sportit, por edhe të turizmit dhe mikpritjes.
Krenar për çfarë kemi bërë në këto vite dhe mirënjohës pa fund për punën e madhe për ta çuar Tiranën tonë aty ku e ka vendin. ”, shkruan Veliaj.
Top Channel