
Në një bisedë në emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, ish-presidenti Bamir Topi u ndal tek dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Topi vlerësoi qëndrimin e gazetarit Demalia, duke e konsideruar si një ndër të paktët që ka pasur guximin dhe dinjitetin për të kërkuar dosjen e tij personale dhe për ta bërë publike.
“Si të thonte atëhere Konica, të kesh turp të turpërohesh. Ai që ka mbajtur një qëndrim të tillë dhe këto janë në politikë, media gazetari. Fajin e ke vetë, pse e ke vetë, po ta them unë shoku yt i fëmijërisë. Ti si pak njerëz për të mos e thënë askush tjetër, ke ardhur nga amerika ke shkuar në institucioin ke kërkuar dosjen e ke bërë publike, atëhere pse merresh më. Fakti që ti e hap herë pas herë këtë muhabet… ty nuk duhet të të kthehet në dominant emocional kjo histori. Je treguar korrekt… mbylle këtë histori”, iu drejtua Topi-Demaliajt.
Top Channel