Ndërron jetë e moshuara në Devoll, dyshohet se është rrëzuar në rrugë

09/05/2025 20:29

Një e moshuar 86 vjeçare ndërron jetë rrugës për në banesën e saj në fshatin Hoçisht.

Nga informacionet paraprake mësohet se e moshuara mund të jetë rrëzuar dhe ka humbur jetën, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të ketë pësuar infarkt.

E moshuara jetonte e vetme në banesë, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Trupi do të transportohet drejt morgut për ekspertizën mjeko ligjore që do të zbardhë shkaqet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta