Kërcënoi një person duke qëlluar me armë zjarri, shpallet në kërkim 37-vjeçari në Durrës

09/05/2025 10:49
Foto Ilustruese

Një 37-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndërsa drejtonte automjetin, në përpjekje për të kanosur një shtetas në Durrës.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një 25-vjeçar, pasagjer në të njëjtin automjet, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja u denoncua një ditë më parë nga shtetasi D. K., 50 vjeç, i cili ka raportuar se është kanosur me armë nga një person ende i paidentifikuar në momentin e kallëzimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Nga të dhënat paraprake rezulton se shtetasi Ismail Nuredini, 37 vjeç, ndërsa qarkullonte me automjet në lagjen nr. 13, me pasagjer shtetasin R. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në tokë, në drejtim të D. K., për motive të dobëta. Menjëherë pas të shtënave, të dy personat janë larguar nga vendngjarja me mjetin e tyre.

Në vijim të hetimeve, policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar, I. Nuredini, si dhe pasagjerin R. M., ndërsa është identifikuar edhe automjeti i përdorur në këtë ngjarje. Forcat e rendit vijojnë punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta