SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen? Reuters: Kërkojnë mënyra për të rikthyer rrjedhën e gazit rus në Evropë

08/05/2025 17:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, po kërkojnë mënyra për të rikthyer rrjedhën e gazit rus në Evropë, raporton Reuters.

Burime pranë diskutimeve dypalëshe thanë se përcaktimi i një roli të ripërtërirë për Moskën në tregun e gazit të Bashkimit Evropian mund të ndihmojë në çimentimin e një marrëveshjeje paqeje me Presidentin rus Vladimir Putin.

Edhe pse pjesa më e madhe e Evropës ka kërkuar furnizime alternative, disa blerës kanë mbetur dhe zyrtarët e industrisë thonë se më shumë mund të kthehen sapo të zbatohet një marrëveshje paqeje.

Sa i përket Rusisë, asgjë nuk e ka dëmtuar ekonominë e saj më shumë sesa humbja e pjesës më të madhe të tregut evropian të gazit tre vjet më parë.

Sot Rusia furnizon 19% të kërkesës së Evropës, nga 40% që ishte më parë, dhe përbëhet kryesisht nga gaz natyror i lëngshëm (LNG) dhe një pjesë e tij kanalizohet përmes Turqisë nëpërmjet tubacionit TurkStream.

Përfshirja e Uashingtonit në rivendosjen e shitjeve të gazit mund ta ndihmojë Moskën të kapërcejë reagimet politike në pjesën më të madhe të Evropës.

Top Channel