“Papa i parë amerikan është i rëndësishëm’”, Starmer: Kapitull i ri për udhëheqjen e Kishës!

08/05/2025 21:48

Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj zgjedhjes së Papa Leon XIV, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që e quajti atë një “nder të madh” që të ketë një Papë amerikan.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, e quajti zgjedhjen e Papës së parë nga SHBA-ja “të rëndësishme”.

“Zgjedhja e Papa Leo XIV është një moment shumë i thellë gëzimi për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në nivel global, dhe fillon një kapitull të ri për udhëheqjen e Kishës dhe në botë.”, tha Stermer.

Më tej ai tha se papati i Papa Françeskut tregoi “rolin e veçantë” që Selia e Shenjtë duhet të luajë në bashkimin e njerëzve për të adresuar çështjet e ndryshimeve klimatike, zbutjen e varfërisë dhe promovimin e paqes dhe drejtësisë.

“Pres me padurim të takohem me Atin e Shenjtë dhe të vazhdoj të punoj ngushtë me Kishën Katolike këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtarisht për të çuar përpara vlerat tona të përbashkëta dhe të mirën e përbashkët”, përfundoi Starmer.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta