
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kërcënua të mërkurën në mbrëmje se ushtria e tij do të kryejë sulme të tjera ndaj Jemenit edhe nëse “miqtë e tij amerikanë” nuk do të bashkohen.
Komentet e tij erdhën një ditë pasi SHBA-ja dhe grupi Huthi i Jemenit arritën një marrëveshje armëpushimi, të ndërmjetësuar nga Omani, e cila nuk e përfshin Izraelin.
“Izraeli do të mbrohet vetë. Ne po e bëjmë këtë në Jemen, po e bëjmë këtë në vende të tjera, në distanca të mëdha”, deklaroi Netanyahu në një fjalim televiziv, duke komentuar marrëveshjen.
“Nëse të tjerët bashkohen, miqtë tanë amerikanë, edhe më mirë”, tha Netanyahu.
Të martën, ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Jemen, duke synuar aeroportin e Sanas, termocentralet dhe objektet industriale, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur 74 të tjerë.
Grupi Huthi ka shënjestruar anijet që kalojnë nëpër Detin e Kuq dhe atë Arabik, Ngushticën Bab al-Mandab dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori i vitit 2023 në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, ku mbi 52.600 njerëz janë vrarë në sulmet brutale izraelit për më shumë se 19 muaj, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Grupi ndaloi sulmet kur u shpall një armëpushim në Gaza në janar midis Izraelit dhe grupit palestinez të rezistencës Hamas, por i rifilloi ato pasi Izraeli rinisi ofensivën brutale në enklavën palestineze në mars.
Lidhur me luftën gjenocidale në Gaza, Netanyahu tha për herë të parë se vetëm 21 pengje izraelite janë ende gjallë në Gaza, jo 24 siç besohej më parë./AA
Top Channel