Një i moshuar shqiptar është ndaluar sot nga policia greke.

73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare (Interpol Tirana).  Ai akuzohet për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

Sipas policisë greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022.

Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta