
Fluturimi i parë certifikues u realizua në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Biznesmeni Behgjet Pacolli zbriti në pistën e aeroportit të Vlorës, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.
“Syri i keq plasi se Baca zbriti, po shkon njëherë në Vlorë që ta shohë Vlora dallëndyshen e parë që lajmëron një pranverë në të gjitha sezonet e aeroportit”, tha Rama mes batutash.
Aeroporti i Vlorës do të punësojë mbi 1 mijë persona dhe do të jetë multifunksional.
“Ky aeroport brenda kësaj vere do të jetë operacional, kur e nisëm këtë projekt duke parë edhe studimet flitej 104 milionë euro, terminal 5 mijë metra katrorë, deri tani 140 milionë euro, terminali 17 metra katrorë i trefishuar nga çka ishte në studimin fillestar, për shkak të numrave të rritur që kemi në acviacionin civil. Në aeroportet do të jenë tre modele biznesi, do të jetë mirëmbajtja e avionëve, një sektor i ri i cili do të sjellë të ardhura shtesë, kargo e mirëfilltë. Do ngrihet akademia e aviacionit civil”, u shpreh zv. ministrja Belinda Balluku.
“Ndryshe nga aeroporti i Kukësit që është i vogël për fluturime loë cost, aeroporti i Vlorës do të jetë për gjithë vitin, kurse Gjirokastra do të jetë aeroport turistik sezonal”, tha Rama.
Top Channel