
Sulmet me raketa në Kashmir filluan pas orës 1 të mëngjesit dhe zgjatën rreth 25 minuta, tha një oficer i ushtrisë indiane.
Kolonelja, Sofiya Qureshi tha se nuk u goditën objektiva ushtarake dhe sulmi ishte i projektuar për të “vënë drejtësi viktimave të sulmit terrorist në Pahalgam dhe familjeve të tyre”, duke iu referuar sulmit në Kashmir më 22 prill që vrau 26 persona.
Një oficere tjetër, Vyomika Singh, tha se sulmet u ndërmorën me “aftësi precize” për të shmangur shkaktimin e “dëmeve anësore”.
“India ka treguar përmbajtje të konsiderueshme në përgjigjen e saj”, tha ajo.
“Megjithatë, duhet thënë se forcat e armatosura indiane janë plotësisht të përgatitura për t’iu përgjigjur aventurave të këqija pakistaneze, që do përshkallëzojnë situatën”, përfundoi ajo.
Top Channel