Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit, përpara stadiumit “Elbasan Arena”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te regjimi 12-vjeçar i qeverisjes aktuale, të cilin e cilësoi si burim të krimit dhe bandave në vend.

Ai lëshoi akuza të rënda ndaj Taulant Ballës duke e akuzuar se është i përfshirë në porositje vrasjesh dhe arrestimesh, në bashkëpunim me figura të njohura të botës së krimit   dhe eksponentë të njohur kriminalë në këtë qytet.

Ndërkohë që Berisha mbante fjalimin, një incident i pazakontë ndodhi në turmën e simpatizantëve. Një përleshje masive shpërtheu mes pjesëmarrësve, ku sipas burimeve nga vendngjarja, shkak i konfliktit ishte një përplasje e fortë mes disa kandidatëve të listës së PD-së në Elbasan.

Ende nuk është i qartë shkaku i konfliktit të dhunshëm mes një grupi demokratësh gjatë këtij mitingu.

Në pamje duken disa persona duke u përplasur me njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta