Një ngjarje e rëndë është shënuar sot rreth orës 05:55, kur është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.

Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor. Polumbarët e Repartit Special “RENEA” kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji, të trupit të pajetë të shtetasit N. N.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi N. N. vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta