
Zhvillimi i papritur i dështimit të Friedrich Merz për t’u zgjedhur Kancelar duket se e ka habitur edhe kancelarin ne ikje, Olaf Scholz.
Pas përfundimit të votimit, Kancelari në largim doli nga salla e Bundestagut duke tundur kokën, ndërsa jeta politike e Gjermanisë po përballet me një situatë të paprecedentë.
Selten so viele #Emotionen bei Noch-#Bundeskanzler @OlafScholz gesehen. Zurecht.#merz #bundestag #nichtkanzlerwahl pic.twitter.com/mu0stbYMvN
— VincenzVonVarell (@PaoloDiAcido) May 6, 2025
Sot, Merz nuk arriti të siguronte shumicën e kërkuar prej 316 nga 630 deputetë. Ai u votua nga 310 (koalicioni CDU/CSU-SPD ka 328 deputetë), 307 kundër, me 3 abstenime dhe një votë të pavlefshme. Nëntë deputetë munguan në proces.
Bundestagu tani ka 14 ditë për të mbajtur një votim të ri, në një përpjekje që kandidati të mbledhë 50% + 1 të të gjithë anëtarëve të tij. Nëse shumica ende nuk arrihet, një shumicë e thjeshtë e deputetëve të pranishëm do të mjaftojë në një raund të tretë.
Top Channel