Veliaj jep lajmin e mirë: Një tjetër parkim nëntokësor për Tiranën; Parkimi zgjidhet vetëm me pune dhe jo me fjalë

06/05/2025 16:22

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një lajm të mirë për qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një parkimi të ri nëntokësor pranë sheshit “Shopen”, në hyrje të Parkut të Liqenit. Veliaj thekson se në 10 vitet e fundit në kryeqytet janë ndërtuar gjashtë parkime nëntokësore.

“A të pëlqen projekti i parkingut nëntokësor te sheshi “Shopen”, në hyrje të Parkut të Liqenit?
Në 10 vjet kemi ndërtuar 6 arkime nëntokësore në Tiranë: te Sheshi ‘Skënderbej’, te Bulevardi i Ri, ish ‘7 Xhuxhat’, te Kopshti Zoologjik dhe te sheshi ‘Italia’; si dhe disa vendparkime mbi tokë, te stadiumi ‘Selman Stërmasi’, ‘Asllan Rusi’, Diga e Liqenit etj. Vendosëm edhe kushtin se çdo pallat i ri që ndërtohej në qytet duhet të kishte edhe dy kate parkim për rezidentët.

Ama, puna jonë nuk ndalet këtu. Kemi ende për të bërë. Ndaj, jam shumë i lumtur që do t’i shtojmë Tiranës edhe një tjetër parkim te sheshi ‘Shopen’, për të gjithë banorët e Njësisë 5 dhe vizitorët e Parkut. E mezi pres të mbarojmë parkingjet nëntokësore që po ndërtojmë te Teatri i Ri dhe sheshi ‘Avni Rustemi’.

E di që parkimi në Tiranë është një problem për qytetarët, por kjo mund të zgjidhet vetëm me pune dhe jo me fjalë”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta