Trump pas takimit me kryeministrin kanadez: Shkoi shumë mirë!

06/05/2025 23:02

Donald Trump tha se pati një takim të shkëlqyer me kryeministrin kanadez Mark Carney në Uashington sot, duke shtuar se diskutimi “shkoi shumë mirë”.

Gjatë takimit të tyre më parë, Trump e përgëzoi Carney-n për fitoren e tij në zgjedhje.

Por kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë që Carney mund të thoshte që do ta bindte udhëheqësin amerikan të hiqte tarifat ndaj Kanadasë, ai u përgjigj: “Jo”.

Carney përsëriti gjithashtu se Kanadaja “nuk ishte në shitje” kur u pyet për komentet e Trump për ta bërë vendin e tij shtetin e 51-të.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta