Postoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ i riu shqiptar në Gjermani

06/05/2025 11:09

Një i ri shqiptar, banues në Gjermani është proceduar pas publikimit të fletës së votimit.

Policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta