
Rritja e numrit të lindjeve të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit ka rritur numrin e divorceve.
Nënat e reja, dhe jo vetëm, pasi fëmija diagnostikohet me çrregullime, lihen vetëm në këtë sfidë me të cilën përballen në jetën e përditshme, madje ka edhe burra që i ngarkojnë ato me peshën e fajit.
“Këta baballarë nuk e durojnë dot që kanë një fëmijë me probleme. Ndihen keq kur dalin në rrugë sepse, në të vërtetë, këta fëmijë në rrugë tërheqin vëmendjen dhe shpesh fajësohen nga shoqëria. E nisin akuzat, ku përfshihen edhe familjarët e bashkëshortëve dhe kështu nisin konfliktet”, shprehet Brixhilda Muça, Qendra Lumturo Dhimbjen
Nënat janë ato që nuk e braktisin kurrë krijesën e saj, duke bërë sakrifica të shumta, ndërkohë që seksi tjetër kërkon të gjejë ngushëllim në vese.
“Baballarët fillojnë të përdorin drogën, alkoolin apo edhe bixhozin. Nënat duhet të punojnë, jo vetëm për fëmijën, por edhe për të larë borxhin që kanë marrë për të blerë shtëpi, pasi babai i ka lënë paratë që merr nga puna e tij në bixhoz.”
Statistikat tregojnë se një në 31 fëmijë lindin me çrregullime të spektrit të autizmit dhe kjo po shndërrohet në një tjetër plagë sociale që kërkon mbështetje nga strukturat shtetërore për këto familje, të cilat deri më tani janë mbështetur vetëm nga shërbime jo publike, pasi ato shtetërore janë të pamjaftueshme.
Top Channel