
Kryeministri britanik, Kier Starmer ka reaguar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë m,e Indinë, pas tre vitesh negociatash.
Starmer tha se ishte një “ditë historike” për të dy vendet.
“Është “marrëveshja më e madhe tregtare e Mbretërisë së Bashkuar që nga Brexit dhe më ambiciozja që India ka bërë ndonjëherë. Kjo do të matet në miliarda paund në ekonominë dhe vendet e punës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar“, tha Starmer.
Starmer tha gjithashtu se ai dhe kryeministri indian Narendra Modi diskutuan marrëveshjen në Brazil në samitin e G20 vitin e kaluar dhe ranë dakord të përshpejtojnë negociatat.
India do të përgjysmojë tarifat për uiskin dhe xhinin britanik, nga 150% në 75%, përpara se t’i ulë në 40% deri në vitin e 10-të të marrëveshjes.
Top Channel