Një efektiv policie jashtë shërbimit ka njoftuar sallën se po konfliktohet me disa persona.

Aktualisht ndodhet në komisariatin e Kukësit që po bën kallëzimin.

Fillimisht kallëzimin efektivi i rrugores, i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin që pretendon se është konfliktuar me disa persona në rrugë, e ka bërë në Prokurorin e Kukësit.

Mësohet se polici i dhunuar është efektivi i rrugores Qazim Dogjani 25 vjeç.

“Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës. Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë”, njofton policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta