
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet.
Teksa prezantoi kandidatët për Kavajën, Rama premtoi se do të vijojë transformimin e qytetin nëse merr votëbesimin e qytetarëve në 11 maj.
“Kemi sjellë këtu mamicën (Spiropalin), kryetaren e Kuvendit, Milvën, Edin që është çuni juaj. Me të gjithë këta bashkë kemi sjellë edhe kryeministrin e luftës së Kosovës, tanimë një figurë e historisë së PS, por edhe protagonist i ndryshimeve demokratike. Gjithmonë një urë paqeje dhe mirëkuptimi me të gjithë. Nëse Kavaja do që ta rimarrim nga e para me vrull transformimin e qytetit, duhet të na votojë ne”.
Duke i krahasuar sërish këto zgjedhje me ato të vitit 1992, Rama u kërkoi të mos votojnë atyre që kanë në planin të zgjedhin PD-në.
“Nëse Kavaja do që të mos mungojë në takimin historik në 11 maj, drejt statusit të ri të shqiptarit të Europë, duhet të bëhet shumicë për PS-në. Ne shkojmë në zgjedhje për të zgjedhim kalin më të fortë që çon para karrocën. Si mund të vazhdohet, se ma tha një zonjë na kanë thënë që ne të kujdesemi për të moshuarit, si qenka tani të zgjedhim një të moshuar të na qeverisë.
Ata që e kanë kaq problem fytyrën time, që më kanë problem mua dhe nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma është te truri i vogël i bufit të kënetës, ata të mos shkojnë fare në votim. Jo të hidhen në kënetë. Ne mezi e nxorëm Kavajën nga këneta”.
Top Channel