Emri/ I dënuar nga Gjykata e Fierit për armë pa leje dhe drogë, 39-vjeçari kapet në Mbretërinë e Bashkuar
06/05/2025 10:31
Është kapur në Mbretërinë e Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.
Në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë ra Ervis Vrenozi, 39 vjeç.
Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.
Top Channel