
Kryeministri sllovak Robert Fico thotë se ka marrë kërcënime ‘si ndëshkim’ në lidhje me vendimin e tij për të marrë pjesë në festimet e 9 majit në Moskë, që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë vizitës së tij në Memorialin Qendror për të Rënët e Ushtrisë së Kuqe në qytetin sllovak Michalovce, Fico mbrojti qëndrimin e tij, duke vënë në dukje se pjesëmarrja e tij në festimet ruse nuk është e lidhur me zhvillimet aktuale ndërkombëtare.
“Më kërcënojnë me ndëshkim nëse vendos të marr pjesë në festimet në Moskë më 9 maj. Çfarë mund të kenë të përbashkët ngjarjet që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vendin që e vuajti më shumë atë, me atë që po ndodh sot?” tha ai.
Kryeministri sllovak e përshkroi praninë e tij në kryeqytetin rus si një akt rezistence kundër “rishfaqjes së një Perdeje të re të Hekurt” midis Evropës dhe Rusisë, duke ngritur çështjen e ndarjes që, siç pretendon ai, po e kërkojnë qarqe të caktuara politike në Perëndim.
Top Channel